Telegrafi

Edhe pse ajo u fajësua për ndarjen e “Pussycat Dolls”, Scherzinger përpiqet ta ribashkojë grupin

Nicole Scherzinger ka vendosur të ribashkohet me grupin e vajzave, me të cilin arriti famë botërore.

Bëhet e ditur se grupi “Pussycat Dolls” ka vendosur të dalë sërish bashkë në skenë pas afro dhjetë vitesh që nga ndarja e tyre.

Nicole ishte më e suksesshmja pas ndarjes së grupit

Grupi amerikan rezultoi mjaft i suksesshëm me këngët e tyre, mirëpo pas një pauze, në vitin 2009 vajzat vendosën të ndaheshin dhe të ndjekin projektet e tyre.

Padyshim se më e suksesshmja rezultoi Nicole, të cilën natyrisht se fansat e grupit duan ta shohin duke performuar sërish me anëtaret tjera.

Burimet e The Sun kanë thënë se vajzat janë në bisedime qe një kohë për t’u ribashkuar dhe tashmë kanë gjetur kohë për të punuar bashkë.

Carmit Bachar e ka fajësuar pikërisht Scherzingerin për prishjen e grupit

Ato mendojnë se tash është koha e duhur për t’i lënë anash mosmarrëveshjet dhe dallimet dhe të rishijojnë suksesin e këngëve të tyre.

“Krahas këngëve të vjetra, ato shpreson që të sjellin material të ri muzikor për fansat e tyre”, kanë thënë burimet e tabloidit britanik.

Në të kaluarën, Carmit Bachar e ka fajësuar pikërisht Scherzingerin për prishjen e grupit duke thënë se ajo bënte presion te anëtaret tjera duke e konsideruar veten si ylli kryesor. /Telegrafi/

Pussycat Dolls ishin grup i suksesshëm i vajzave