Dani Alves është një futbollist i lirë pasi ka shkëputur kontratën me Paris Saint Germain.
Kapiteni i Brazilit ka disa opsione për ta vazhduar karrierën, por ai nuk po ngutet dhe ka një kusht.
Edhe pse në moshën 36-vjeçare, veterani brazilian kërkon një pagë shumë të lartë nga skuadrat e interesuar për të.
Veterani u ka bërë të qartë skuadrave se do të nënshkruajë vetëm nëse do t’i ofrohet një pagë prej shtatë milionë eurove në vit.
Skuadrat e interesuar për transferimin e brazilianit janë Inter, Manchester City dhe Barcelona.
Interesim konkret kishte shprehur edhe ish-klubi i Alves, Sevilla, por që vetë lojtari ka mohuar rikthimin në Ramon Sanchez Pizuan pasi klubi spanjoll nuk mund t’ia plotësojë kërkesat.
Lojtari ka bërë të qartë se fillimisht do t’i shijojë pushimet pas triumfit në Copa America dhe pas një jave do të vendos për të ardhmen e tij. /Telegrafi/