Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy iu lut yllit të boksit Oleksandr Usyk që të jetë i butë me rivalin britanik Tyson Fury në përplasjen e tyre botërore në peshën e rëndë.
“Të gjithë ukrainasit janë në anën tënde. Natyrisht, Britania po ndihmon Ukrainën në një luftë kundër Rusisë”, i drejtohet Zelenskyy – Usykut me në një video në llogarinë e tij në Telegram.
“Ne i respektojmë partnerët tanë. Kjo është arsyeja pse kur e mposht Furyn, mos e godit shumë fort, sepse ne nuk duam që ata të ndalojnë Storm Shadow”.
Mediat britanike raportuan muajin e kaluar se Ukraina kishte lëshuar raketa Storm Shadow në Rusi për herë të parë pasi Londra i dha dritën jeshile Kievit për sulme të tilla.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar refuzoi të konfirmojë ose mohojë raportime të tilla.
Pranverën e kaluar, të gjithë rripat e titullit botëror “të njohur” ishin në luftë, me Usyk që fitoi titujt WBA, WBC, WBO dhe IBF – duke e bërë atë kampionin e parë të padiskutueshëm të peshave të rënda që nga Lennox Lewis mbi dy dekada më parë.
Megjithatë, të shtunën mbrëma, vetëm tre nga rripat e përmendur do të jenë në dispozicion.
Këtë herë, titujt WBC, WBO dhe WBA – të mbajtura nga Usyk – do t’i dorëzohen fituesit të luftës në peshat e rënda.
Megjithatë, titulli IBF nuk i përket më ukrainasit. Vetëm pesë javë pasi u bë kampioni i padiskutueshëm, Usyk liroi rripin e IBF-së, i cili lejoi Daniel Dubois dhe Anthony Joshua të konkurronin për rripin në përballjen e tyre në Wembley në shtator, me Dubois që fitoi me nokaut. /Telegrafi/