Site icon Telegrafi

Edhe Policia shkel rregullat e trafikut

Nuk janë vetëm qytetarët ata që thyejnë rregullat e komunikacionit. Një gjë të tillë shpeshherë e bëjnë edhe vet ruajtësit e rendit dhe ligjit.

Një thyerje e këtyre rregullave kanë ndodhur para disa minutash në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Një furgon i Policisë ka dalë në anën e kundër të rrugës pavarësisht se kthimi në atë vend është rreptësishtë e ndaluar.

Në këtë pikë shpesh rrinë patrulla të policisë të cilët dënojnë qytetarët të cilët kthehen në anën e kundërt që me rregulla të komunikacionit është e ndaluar.

Exit mobile version