Site icon Telegrafi

Edhe me pikët e gjyqtarëve, Joshua do të ishte fitues kundër Klitschkos

Anthony Joshua është kampioni i ri i boksit për peshat e rënda.

Boksieri britanik ka nokautuar në raundin e 11, 41-vjeçarin ukrainas Wldamir Klitschko.

Por, edhe nëse fituesi do të përcaktohej me pikë, britaniku do të dilte triumfues, transmeton Telegrafi.

Dy gjyqtarë i dhanë fitore me 96-93 dhe 95-93 ndërsa njëri i dha triumfin ukrainasit me 95-93 pikë.

Kujtojmë se dueli ishte i vlefshëm për tre tituj, atë WBA, IBF, dhe IBO.

Ndryshe, Klitschko paralajmëroi se në kontratën e nënshkruar prej dy boksierëve, dueli mund të zhvillohet sërish në të ardhmen. /Telegrafi/

Exit mobile version