Site icon Telegrafi

Edhe pesë raste të reja me coronavirus në veri të vendit, shkon në 23 numri i të infektuarve

Edhe pesë raste të reja janë shënuar me coronavirus në veri të vendit duke e çuar numrin në 23.

Këtë e ka konfirmuar Stafi i Krizave i pjesës veriore të Mitrovicës.

Nga numri i përgjithshëm i personave të infektuar, tre ishin nga veriu i Mitrovicës dhe dy nga Zveçani, shkruan Kossev.

Të gjithë pacientët janë në gjendje stabile dhe 13 pacientët e parë që kanë simptoma më të lehta do të vendosen sot në Qendrën e Studentëve, që është bërë e gatshme për këtë situatë.

“Në veri të Mitrovicës janë 14 të infektuar, në Zveçan janë gjashtë, në Leposaviq një është i infektuar dhe një i vdekur”, ka konfirmuar Milos Mirkoviq, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik në Mitrovicën veriore.

Exit mobile version