Telegrafi

Edhe pesë persona të tjerë në kërkim për kontrabandë mallrash – policia publikon fotografitë e tyre

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe pesë persona të tjerë të përfshirë në aktivitetet kriminale të kontrabandës me mallra.

Policia njofton se si rezultat i vazhdimit të bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve dhe hetimeve policore me prokuroritë kompetente, pas identifikimit të mëhershëm të pesë personave të dyshuar, tani janë identifikuar edhe pesë persona të tjerë të dyshuar, ku numri i tyre arrin në dhjetë persona të dyshuar të përfshirë në aktivitete kriminale të kontrabandës me mallra, transmeton Telegrafi.

Pesë personat e tjerë të shpallur në kërkim me autorizim të prokurorisë kompetente janë:

Ilija (Vitomir) Vicentijevic dl.07.03.1969 në Mitrovicë e Veriut

Vehbi (Kadri)Hyseni  dl.08.03.1978, lagjja Shipol Mitrovicë

Muhamet (Kadri) Hyseni dl. 25.02.1981, lagjja Shipol Mitrovicë

Muhamet (Sefedin) Vallqi dl.18.02.1994, lagjja Vaganicë Mitrovicë.

Agron (Zenel) Novaj dl. 20.05.1982, në Pejë

Policia e Kosovës, fton të gjithë qytetarët që të mos bien pre e asnjë provokimi të mundshëm dhe njëkohësisht kërkon bashkëpunim në ofrimin e informacioneve me qëllim arrestimin e personave të dyshuar dhe sjelljes së tyre pranë organeve të drejtësisë.

Numrat kontaktues: 192, 038 550 999 ose pa pagesë në 0800 19999, të gjitha informacionet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se aksioni kundër kontrabandës i zhvilluar sot (13 tetor) ka përfunduar dhe se i njëjti është është realizuar në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut.

Tetë persona janë arrestuar gjatë aksionit. /Telegrafi/