PSG ika vendosur një çmim talentit francez, Kylian Mbappe, sipas gazeta së njohur franceze “Le Parisien” dhe klubet që e duan 22-vjeçarin, duhet të derdhin në arkat e klubit 200 milionë euro.
Gjithmonë sipas të njëjtës gazetë, Mbappé kërkon si pagë 30 milionë euro bruto në vit.
Shifra që duken të pamundura për çdo klub, bazuar në situatën aktuale ekonomike që po kalon e gjithë bota për shkak të pandemisë.
Real Madridi mendonte që PSG do të kërkonte rreth 150 milionë euro për Mbappen, por shifra është rritur në 200 milionë euro pas paraqitjeve të lojtarit.
Për Real Madridin duket e pamundur të hyjë në bisedime duke u nisur nga kjo shumë për ta transferuar sulmuesin në këtë verë në “Santiago Bernabeu”.
Shpresa e presidentit Florentino Perez është që Mbappe të mos rinovojë kontratën dhe të largohet falas në verën e vitit 2022, diçka që vështirë se mund të ndodh.
Real Madridi nuk është i vetmi klub që e dëshiron Mbappén, pasi sipas “Le Parisien”, klube si Liverpooli, Juventusi dhe Manchester City po ashtu janë të interesuar për lojtarin që mbetet i pavendosur për të ardhmen e tij. /Telegrafi/