Modeli dhe kuzhinieri i njohur anglez, Isaac Carew, ka qenë për një kohë të gjatë në lidhje me artisten shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipën.
Ai është autor i librit “Dirty Dishes”, që doli në shitje këtë vit, i cili sjell plot receta të përgatitura dhe ideuara nga vet Carew.
Ky libër tashmë mund të gjendet edhe në Kosovë, dhe fansat e tij shqiptarë kanë filluar ta blejnë.
Në një postim të shpërndarë nga një fanse e Isaac Carew në Twitter, shkruhet se më në fund ky libër është i disponueshëm për blerje edhe në territorin e Kosovës.
Dhe të njëjtin postim, kuzhinieri e ka rishpërndarë, duke e shoqëruar me një emoji të simbolit të shqiponjës me duar.
Duket se Isaac gëzon respekt të madh për shqiptarët edhe pas ndarjes nga Dua, në qershor të këtij viti.
U raportua javë më parë se si ka raporte të mira edhe me babanë e këngëtares, Dukagjin Lipa, të cilin nuk heziton ta përshëndetë herë pas here në rrjetet sociale. /Telegrafi/