Me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, do të merr pjesë në takimin e ministerialit të shteteve anëtare të Koalicionit Global kundër DAESH, i cili do të mbahet në javën e parë të muajit shkurt në Uashington D.C.
Gjatë vizitës dhe qëndrimit në ShBA, kryediplomati kosovar, Pacolli, do të merr pjesë edhe në ceremoninë vjetore të Lutjeve të Mëngjesit, e cila do të mbahet më datën 8 shkurt, 2019.
Numri dy i Qeverisë pritet të ketë agjendë të ngjeshur nëpërmjet takimeve dy-palëshe dhe shumëpalëshe me përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse. /Telegrafi/