Reperi nga Shqipëria, Noizy, ka nënshkruar një prej marrëveshjeve më të rëndësishme në karrierë. Ai është bërë pjesë e Universal Music.
Ditë më parë, Enca Haxhia konfirmoi inkuadrimin në këtë kompani dhe tash asaj i është bashkëngjitur edhe reperi, i cili pritet të ndërtojë karrierë ndërkombëtare.
“Le të fillojë saga. Botë bëhu gati. Universal Music Group. Sapo I firmosur nga kompania më e madhe në botë Universal Music”.
“Jam shumë krenar për këtë gjë, dua dhe do të punoj shumë më shumë për të bërë familjen, grupin, fansat dhe shtetin tim krenar për këtë”.
“Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen. S’mund të harrojmë dhe inatxhinjtë, ju dua edhe juve”, shkruan në përshkrimin e Noizyt. /Telegrafi/