Javier Pastore është duke kaluar momentet e tij të fundit në Evropë.
Ylli argjentinas duket se karrierën do ta vazhdoj në Azi, më saktësisht në Superligën e Kinës.
Kështu së paku kanë njoftuar mediat franceze të cilët kanë shkruar për ofertat që ka marrë Pastore.
Tri skuadrat e mëdha kineze, Tianjin Quanjian, Guangzhou Evergrande dhe Dalian Yifang janë vënë pas argjentinasit.
28-vjeçari ka një kontratë me kampionin francez deri në verën e vitit 2019.
Largimi i tij do t’i sjellë PSG-së një shumë prej 20 milionë eurove në arkat e tyre.
Besohet se klubet kineze i kanë ofruar Pastores pagë vjetore prej 10 milionë eurove në stinor dhe kjo e ka joshur ish-anëtarin e Palermos.
Gjithsesi u përfol një rikthim i tij në Serie A pasi u kërkua nga Inter, Lazio, Milan dhe Napoli por një gjë e tillë nuk do të ndodh.
Asnjëra nga skuadrat e lartpërmendura italiane nuk mund t’i ofrojnë aq shumë para si pagë vjetore dhe kjo është arsyeja që Pastore do të transferohet në Kinë. /Telegrafi/