Shqipëria e përfundoj fazën e grupeve të kampionatit evropian me fitore kundër Rumanisë.
Kjo ka bërë që të festojnë tifozët shqiptarë në Lyon të Francës deri në orët e para të mëngjesit.
Dhe kjo ka bërë që të vlerësohen lartë prej medieve botërore për atmosferën e krijuar brenda dhe jashtë stadiumeve, transmeton Telegrafi.
Së fundi, ka filluar të qarkulloj në mediat sociale edhe fotografi, ku tifozët shqiptarë e falënderojnë organizatorin për mikpritjen.
“Faleminderit Francë. Ne u argëtuam shumë”, shkruan në një pankartë që shihen teksa e bartin tifozët shqiptarë.
Kujtojmë se me disa kombinime matematikore, Shqipëria mund ta kalojë fazën e grupeve në Euro 2016. /Telegrafi/