Site icon Telegrafi

​Edhe një i vdekur nga COVID-19 në Kosovë, shkon në 41 numri i viktimave

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se sot ka vdekur edhe një pacient nga coronavirusi në Kosovë.

Sipas një njoftimit, pasditen e së enjtes në Qendrën e Mjekësisë Sportive në QKUK ka vdekur pacienti me inicialet Sh.Sh. (1968) nga Istogu.

Në njoftim theksohet se ai ishte pranuar në Njësinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive më 23 qershor, si transfer nga Klinika Infektive.

Kjo është vdekja e 41-të e shënuar në Kosovë e pacientëve të diagnostikuar me COVID-19, prej të cilëve sipas MSh-së shumica kanë pasur edhe sëmundjeve të tjera shoqëruese, njofton Telegrafi.

Ndërkaq, deri me tani në Kosovë janë regjistruar 2363 raste me COVID-19, prej të cilëve 1171 janë shëruar.

Exit mobile version