Artisti nga Ferizaj, Labinot Tahiri, këtë vit është mjaft aktiv me prurje të reja muzikore e po ashtu edhe me bashkëpunime.
Pas publikimit të projektit të ri në bashkëpunim me Burak Vehapin nga Grupi Fama, ai është në përgatitje të një tjetër kënge.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi të fundit, ku tregon se është rrugës për Ulqin pasi atje do të xhirojë klipin e ri.
“Duke shkuar në Ulqinin e bukur ku do të xhirojmë klipin e ri me XL Films, Gadaf drejtori dhe shokët”, ka shkruar ai.
Labi edhe këtë herë ka bashkuar forcat me produksionin nga Prizreni, XL Films, për realizimin e këtij projekti.
Nga ana tjetër, këngëtari po shijon sukseset e dy projekteve të fundit që u pritën tejet mirë nga publiku.
I njëjti ka grumbulluar mijëra klikime në projektet “Për Xhanin” dhe “Hajde thuaje” në duet me Valon Bibën. /Telegrafi/