Telegrafi

Edhe një skuadër futet në garë për portierin e Kosovës, Arijanet Muric

Arijanet Muric. (Photo by Mark Thompson/Getty Images)

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric do të largohet nga Manchester City gjatë afatit kalimtar të verës.

Në fakt Muric do të largohet si huazim nga Manchester City për të pasur sa më shumë hapësira tek një skuadër tjetër.

Nottingham Forest është skuadra më e interesuar për ta marrë në huazim portierin nga Kosova.

Por së fundmi në garë për Muricin është futur edhe një skuadër tjetër nga Championshipi anglez.

Arijanet Muric. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Preston është skuadra e re që është futur në garë për t’i siguruar shërbimet e Muric.

20-vjeçari po kërkohet në huazim nga Preston që i ka premtuar minuta të plota reprezentuesit kosovar.

I sigurt është vetëm largimi i Muricit si huazim nga City, por jo edhe skuadra e tij e ardhshme pasi përveç Nottingham e Preston, Muric po ndiqet edhe nga disa skuadra elitare në Holandë. /Telegrafi/