Dimitri Payet pritet të largohet nga Liga Premier.
Mesfushori francez nuk po luan te West Ham pasi kjo ishte dëshira e tij.
Klubi e ka dërguar tek skuadra e të rinjve dhe po negocion për shitjen e tij jashtë vendit.
Së fundmi është skuadra që po bënë mrekulli në Ligue 1, Nice që ka shprehur dëshirën për ta transferuar Payetin.
Mediat në Francë kanë shkruar se Olympique Marseille nuk po e dëshiron lojtarin më dhe Nice mbetet favorite.
Skuadra franceze është e gatshme të shpenzojë 25 milionë euro për reprezentuesin e Francës.
Gjithsesi në garë mbeten edhe skuadrat kineze që i kanë ofruar pagë të lartë 29-vjeçarit. /Telegrafi/