E ardhmja e Vitor Roques vazhdon të jetë e paqartë nëse do të qëndrojë apo do të largohet në afatin kalimtar të verë nga Barcelona.
Me trajnerin Xavi sa ishte te Barcelona, sulmuesi brazilian nuk luante thuajse fare dhe e mendonte largimin me çdo kusht.
Por ardhja e Hansi Flick kanë bërë që gjërat të ndryshojnë, me trajnerin gjerman që po kërkon ta ketë në radhët e veta Victor Roquen.
Megjithatë kërkesat nga top klubet evropiane nuk mungojnë për brazilianin dhe së fundmi është Manchester United që ka shfaqur interesim.
Sipas një raportimi nga Mundo Deportivo, Manchester United ka kontaktuar me përfaqësuesit e Vítor Roque për një transferim të mundshëm të sulmuesit në Old Traford.
19-vjeçari ka shënuar vetëm dy gola me Barcelonën, derisa e ardhmja e tij do të vendoset në muajin qershor duke marrë parasysh që Barcelona ka nevojë të gjenerojë të ardhura.
Arsenal, Juventus, Inter, Porto, Atletico Madrid dhe Sevilla janë skuadrat e tjera që duan shërbimet e e tij, derisa Barcelona synon që të fitojë mbi 45 milionë euro nga shitja e brazilianit. /Telegrafi/