Telegrafi

Edhe një skuadër angleze pas Bonuccit

Leonardo Bonucci nuk është duke i kryer pushimet e qeta pas mbarimit të Euro 2016.

Lojtari ka qenë pjesë e shumë shkrimeve nëpër mediat e ndryshme evropiane.

Pasi për të interesim të madh ka shprehur Manchester City, së fundmi në garë është futur edhe Manchester United.

‘Tutto Sport’, ka raportuar se trajneri portugez Jose Mourinho e vlerëson lartë lojtarin dhe dëshiron ta ketë në skuadër.

Bonucci është mbrojtësi kryesor i Juventusit, por një ofertë prej 50 milionë euro do të bënte që ‘Zonja e Vjetër’, ta lë të lirë të largohet. /Telegrafi/