Florent Hoti është bashkuar zyrtarisht me skuadrën skoceze Dundee United.
Mesfushori i talentuar kosovar që e ka nisur karrierën në Angli te Rochdale, ka kaluar me sukses provat tek kjo skuadër.
19-vjeçari ka qenë në një provë disa ditore tek ky skuadër dhe i ka bindur të gjithë me aftësitë e tij.
Hoti ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin skocez, teksa ai është prezantuar si një ardhje shumë cilësore nga Dundee Utd.
“Jam shumë i lumtur që kam arritur marrëveshje dhe kam nënshkruar kontratë me Dunde Utd”.
“Kam ardhur këtu për tu zhvilluar si lojtar. Kam gjithçka këtu për tu përmirësuar”, deklaroi Florenti.
🗣 "I'm buzzing to play for such a big club with the history and fans that it has. I can't wait to get started."
📺 Hear from new signing Flo Hoti in his exclusive first interview with the Club free-to-view on DUTV ➡️ https://t.co/wAr1YeiiyF
🧡🖤#UnitedTogether pic.twitter.com/d6qi6QtRXz
— Dundee United FC (@dundeeunitedfc) September 11, 2020
Talenti që luan në rolin e mesfushorit defensivë, ka thënë se do të tentoj të bëjë vend në Përfaqësuesen e Kosovës.
“Unë kam lindur në Manchester, derisa prindërit i kam nga Kosova dhe janë transferuar në Britani”.
“Së pari dhe më e rëndësishmja është që ta ndihmojë klubin tim të bëjë sezon të mirë në Ligën Premier dhe pastaj dua të luaj për ekipin kombëtar të Kosovës”, u shpreh Hoti. /Telegrafi/