Telegrafi

Edhe një plaçkitje e armatosur në Prishtinë

Pesë persona posa kanë kryer një grabitje të armatosur në hipermarketin “Viva Fresh”, e cila ndodhet rrugës për në parkun e Gërmisë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për një grabitje të armatosur e cila ka ndodhur në një market në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilët po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Aktualisht policia ka dalë në vendngjarje dhe po pret njësitet tjera policore, të cilat do ta kryejnë hetimin.

Poashtu sot, rreth orës 18:00, një tjetër grabitje e armatosur ka ndodhur, në një bankë në Fushë Kosovë.

Duhet kujtuar, se ditë më parë në Istog u shënua një rast i grabitjes së një banke.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit  përveç plaçkitësit është vrarë edhe polici Izet Demaj. /Telegrafi