Xhudistja e re, Loriana Kuka ia ka sjell edhe një medalje Kosovës, pasi ka fituar të bronztën në Minsk të Bjellorusisë.
Pas dy medaljeve të fituara në ditën e shtunë, Kosova ka shtuar edhe një medaljes sot (e hënë).
Bëhet fjalë për me xhudisten e re, Loriana Kuka, e cila ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Evropiane Minsk 2019.
Xhudistja jonë mposhti gjermanen Luise Malsahn, përmes repesazhit në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Është kjo medalja e tretë e Kosovës në Lojërat Evropiane Minsk 2019 pas të artës së Majlinda Kelmendit, të argjendtës së Nora Gjakovës. /Telegrafi/