Linda Halimi do të ketë mundësi të paraqitet para një audience të madhe evropiane.
Këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë këtë vit në Festivalin e madh të këngës, sot ka konfirmuar se do të jetë pjesë e “Eurovision in Concert”.
Ky i fundit mbahet më 8 prill në Amsterdam të Holandës gjersa deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen 13 përfaqësues të shteteve evropiane, transmeton Telegrafi.
Në këtë mënyrë këngëtarja shqiptare do të ketë mundësi të promovojë edhe më tepër veten dhe shtetin shqiptar.
Kujtojmë se Linda fitoi në festivalin e Radio Televizionit Shqiptar me këngën ‘Botë’, e cila në festivalin evropian do të sillet në gjuhën angleze.
Ndryshe, këngëtarja do të publikojë edhe këngë të reja gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=9e3usZ779pw