Telegrafi

Edhe një grua po e akuzon për ngacmime seksuale Guvernatorin e New Yorkut

Një grua e tretë ka akuzuar Guvernatorin demokrat të New Yorkut, Andrew Cuomo për sjelle të pahijshme në vitin 2019, njoftoi të hënën The New York Times, duke shtuar një krizë përshkallëzuese me të cilën përballet guvernatori pas dy akuzave për ngacmime seksuale.

Gruaja, Anna Ruch, i tha Times se Cuomo iu afrua asaj gjatë një pritje martese të mbushur me njerëz në New York në vitin 2019.

Ruch i tha gazetës se ajo falënderoi Cuomon për dollin e ngritur me porsamartuarit dhe në përgjigje, ajo tha se ai i vuri dorën në të pasmes, ku ishte ekspozuar me një fustan të hapur mbrapa.

Kur Ruch hoqi dorën, Cuomo gjoja i tha asaj se ajo dukej “agresive” ndërsa e ledhatoi në faqe, kujtoi ajo për Times, raporton cnn.

Më pas Cuomo pyeti nëse ai mund ta puthte, tha Ruch, dhe ajo u distancua ndërsa ai u afrua, “Unë isha e hutuar, e tronditur dhe e zënë ngushtë”, tha Ruch për Times duke shtuar se “E ktheva kokën dhe nuk pata fjalë për atë moment”.

Ruch është gruaja e parë që bëri një akuzë kundër Cuomos, e cili nuk punoi për të. Dy gratë e tjera – Lindsey Boylan dhe Charlotte Bennett – të cilat akuzuan guvernatorin për ngacmim seksual ishin të dy ndihmëse në administratën e Cuomos. /Telegrafi/