Marrëveshja për Brexit e Theresa May ka marrë edhe një goditje të tretë, pasi deputetët e parlamentit britanik përsëri i kanë thënë “JO” asaj.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, parlamenti britanik tani ka vetëm dy javë për të dalë me diçka të re ose Britania e Madhe mund të largohet nga BE-ja pa një marrëveshje.
Siç thuhet tutje, kryeministrja luftoi në minutën e fundit për të shpëtuar marrëveshjen e saj, madje duke ofruar dorëheqjen e saj, si “kompensim” për aprovimin e një marrëveshje të tillë.
Ajo u ka thënë deputetëve se ishte ‘mundësia e tyre e fundit’ për të siguruar që Brexit të përfundonte në Maj dhe paralajmëroi se dështimi do të ‘shkatërronte’ gjithë procesin.
Megjithatë, marrëveshja u refuzua në Parlament nga 344 vota me 288. /Telegrafi/