Telegrafi

Edhe një dukagjinase braktis AAK-në për t’iu bashkuar VV-së

Lëvizjet nga njëri subjekt politik në tjetrin po vazhdojnë. Pas Donika Kadaj-Bujupi edhe një dukagjinase ka braktisur radhët e AAK-së, për t’iu bashkangjitur Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Telegrafi.

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një kumtese, njofton se kryetarja e nëndegës së AAK-së në Istog, asambleistja e Kuvendit Komunal, Lavdije Bujupaj, sot iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! është konstantja e ndryshimit në Kosovë. Si e tillë, rreth saj po mblidhen të gjithë ata që besojnë në ndryshimin e vërtetë që bëhet vetëm përmes përpjekjes së sinqertë, të vendosur dhe të palodhshme”.

“Ne mirëpresin znj. Bujupaj dhe të gjithë ata që po i bashkohen masivisht Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet në njoftimin e VV-së. /Telegrafi/