Site icon Telegrafi

Edhe një dorëheqje nga LR-PDSH në degën e Çairit

Anëtari i kryesisë qendrore dhe i Kuvendit Qendror të LR-PDSH-së nga Çairi, Arben Emini, nëpërmjet një postimi të tij në Facebook ka njoftuar se jep dorëheqje nga të gjitha organet partiake, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Un Arben Emin Lushaj, anëtar i kryesisë qendrore dhe anëtar i kuvendit qendror të LR-PDSH prej degës se Çairit e informoj anëtarësinë e degës së Çairit dhe të gjithë anëtarët e LR-PDSH se jap dorëheqje prej të gjitha organeve të partisë. Edhe pse arsyet janë të shumta unë i’a lë anëtarësisë dhe kohës që ta dëshmojnë pse jap dorëheqje”, shkruan Arben Lushaj në Facebook./Telegrafi/

Exit mobile version