Telegrafi

Edhe një dëshmi se paratë nuk janë gjithçka në një lidhje – mësoni me kë e tradhtoi gruaja futbollistin (Foto)

Mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren, nuk mori pjesë në Kampionatin Evropian, për shkak të problemeve në jetën e tij personale.

Sipas Daily Mail, futbollisti kroat, të cilin Redsat e kanë blerë në vitin 2014 për 20 milionë funte, zbuloi se e shoqja kishte një aferë me një shokun e tij të vjetër, Dario Torbic, një druvar që fiton vetëm 200 funte në muaj, transmeton Mapo.

27-vjeçari Lovren, i cili përfiton 65 mijë funte në javë, mbeti i lënduar dhe i turpëruar kur zbuloi aferën, por miqtë thanë se ai ishte i vendosur që ta bënte martesën të funksiononte sërish.

Çifti ka dy fëmijë dhe janë bashkë prej 16 vitesh. Mendohet se ata janë sërish bashkë.

Kjo ngjarje është interesante, sepse zakonisht në botën e futbollit ndodh e kundërta – futbollisti e tradhton gruan.