Site icon Telegrafi

Edhe një çift i ri në Big Brother Albania

Musa i shpjegon Donës sesi e sheh Xhenin dhe vajzat e tjera të shtëpsië. Ai i thotë se i respekton e u flet, por jo se ka ndonjë interes tek to.

“Ti e di që më pëlqen ti. Ti e di këtë, por je e poshtë dhe bën sikur nuk e di”, i thotë ai duke qeshur.

Dona i propozon që të mos komunikojnë më nga xhami, ndërsa Musa i thotë se ajo është më e zgjuar se vajzat e tjera në shtëpinë e beqarëve.

“Ti je njeri shumë i zgjuar. Më pëlqen se ti nuk po bën një lojë, por ta kuptosh këtë loje”, i thotë ai.

Dona thotë se ka dyshime dhe se pa dyshimet mund të zhgënjehet shpejt. Ajo thotë se nuk është në dijeni të atyre që shkruan Xheni me të, pasi Xheni sa herë që i afrohet Dona, i shmanget për të mos ja treguar bisedën.

Ata lënë për një moment tjetër sqarimin e këtyre situatave dhe i japin dorën në një moment. Dona kërkon kohë.

“Ti ke nevojë për kohë, unë jo”, i përgjigjet i sigurtë Musa.

“Mbase ke ti nevojë për kohë, por nuk e kupton”, i thotë Dona. /TCH/Telegrafi/

Exit mobile version