Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, në profilin e tij në Facebook bën thirrje që gjithë ata qytetarët që nuk janë të kënaqur me politikat e LSDM-së të dalin në protesta para Gjykatës Themelore Shkupi 1.
“Thirrje për gjithë qytetarët të cilët nuk pajtohen me politikat antishtetërore të LSD-së të dalin në protesta para Gjykatës Themelore në Shkup në orën 13:30”, shkruan Gruevski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Përndryshe, ky reagim i Gruevskit vjen pasi sot në mëngjes policia arrestoi 36 persona lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, mes të cilëve edhe deputetë aktual të partisë maqedonase opozitare./Telegrafi/