Asamblisti në Komunën e Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Ylli Hoxha, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ka uruar vendimin e institucioneve të Kosovës për ndalimin e trenit serb, që provoi ilegalisht të futet në Kosovë.
“Të gjithë ju që e sollët vendimin për ndalimin e trenit, ju uroj, se mire ia keni bo. Ndryshe nuk ka bo. Respekt i veçantë për djemtë dhe vajzat që shkuan në aksionin në Jarinje. Shpresoj se ky akt do të bëhet standard i sjelljes në të ardhmen në raport me provokimet e Serbisë!”, ka shkruar Hoxha në Facebook. /Telegrafi/