Telegrafi

Edhe Neymari reagon me foton e njëjtë, por shpreh mungesën që ndjen për Messin dhe Suarezin (Foto)

Neymar sot ka takuar dy ish shokët e skuadrës te Barcelona, Lionel Messin dhe Luis Suarezin.

Messi në postin e tij ishte tallur me Gerard Piquen duke thënë se Neymar është kthyer.

Ndërsa Neymar ka preferuar të shkruajë për mungesën që ndjenë për Lionel Messin dhe Luis Suarezin.

Lexo po ashtu Messi dhe Suarez takohen me Neymarin, ata tallen me Piquen (Foto)

“Shokët që më mungojnë”, ka shkruar Neymar.

Edhe pse Neymar dhe Alves janë larguar, ata mbesin miq me shumë nga lojtarët e mbetur

Braziliani ka kaluar te PSG ku në këtë fillim sezon po kalon një formë të jashtëzakonshme. /Telegrafi/