Kompania Netflix njoftoi se aktori Kevin Spacey nuk do të jetë më pjesë e ekipit të aktorëve të serisë “House of Cards”.
E gjithë kjo pas akuzave për ngacmime seksuale që plasën pasi që aktori pranoi se është homoseksual.
Netflix ka bërë të ditur në komunikatë se ndërpret të gjitha lidhjet me Spacey dhe se kompania do të shqyrtojë nëse seria do të vazhdojë pa aktorin transmeton ksp.
Aktori amerikan dhe fituesi i Oscarit, Kevin Spacey këtë vit nuk do të marrë shpërblimin Emmy për kontribut në kualitetin e televizionit për shkak të akuzave për shqetësime seksuale.