Telegrafi

Edhe nesër vapë në Kosovë, pasdite priten riga shiu

Mbi vendin tonë të dielën (nesër) do të mbajë mot me diell dhe vapë, kurse në orët e pasdites mund të ketë riga shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se pasdite parashihen vranësira të dendura të cilat mund të sjellin shi të dobët në viset e ulëta, ndërsa në viset e larta parashihen reshje te intensitetit mesatar, transmeton Telegrafi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit. /Telegrafi/