Sipas parashikimi të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës së nesërme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit. /Telegrafi/