Site icon Telegrafi

Edhe nesër mot i ftohtë në Kosovë

Nesër mot kryesisht me diell. Në mëngjes vende-vende me ngrica, ndërsa gjatë ditës vranësirat do të shtohen.

Në fundjavë, ditën e shtunë mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.

Vonë në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu, vende-vende që do të vazhdojnë edhe ditën e diel në mëngjes dhe paradite. Në vise malore mbi 1500m, mundësi edhe për reshje bore. Gjatë ditës mot kryesisht me vranësira.

Me 1 tetor – Mot pjesërisht i vranët.

Temperaturat e ajrit, gradualisht do të fillojnë të rriten rreth vlerave mesatare por që minimalet dy ditëve të ardhshme mbeten afër 0C. Minimalet do të luhaten nga 1C deri në 6C, e maksimalet nga 16C deri në 20C.

Do të fryjë erë mesatare nga verilindja 4-11m/s..

Shtypja atmosferike pritet të pësojë rënie rreth vlerave normale.

Exit mobile version