Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se edhe nesër mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbajë mot me diell, por i ftohtë, ku temperaturat maksimale do të jenë 16 gradë Celsius.
Sipas IHK, edhe dita e enjte parashihet të mbetet nën ndikimin e masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i Kontinentit. Në këtë situatë sinoptike do të mbajë mot me diell, por i ftohtë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/