Tashmë pritja për albumin “Rapsodët n’rap t’sodit” nga Mc Kresha dhe Lyrical Son është shndërruar në një mani.
Eshtë Besart Kasumi i afërt me PINT ai që nën ujë duke u zhytur ka bërë një foto ku kërkon albumin e ri të Lyrical Son dhe Mc Kreshës, shkruan Telegrafi.
Sipas burimeve të Telegrafit, reperët po qëndrojnë në Mannheim të Gjermanisë, ku në studion e PressPlay Entertainment po e regjistrojnë albumin e ri dhe po bëjnë përgatitjet e fundit për finalizimin e tij.
Albumi pritet të lansohet më 10 qershor, 1 muaj më herët nga paralajmërimi i fundit. /Telegrafi/