Mbishkrime me mesazhe ndaj deputetëve të LSDM-së nga Ohri, Tomislav Tuntev dhe Zhaklina Lazareska janë vërejtur tek gjimnazi i Ohrit dhe në bregun e qytetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Tuntev, a meriton Ohri të mësoj shqip” dhe “Profesoreshë Zhaklina a votuan fëmijët tuaj për dygjuhësinë në Ohër”, janë pjesë e grafiteve. Gjithashtu në më shumë objekte banesore në Ohër në kutitë e postës janë paraqitur bankënota të shtypura falso në dy gjuhë.
Njëkohësisht, në disa lokacione në hyrje të Ohrit në tabelat rrugore janë vendosur shirita të cilat tregojnë mirëseardhje në Ohër./Telegrafi/