Site icon Telegrafi

Edhe në momente të tilla të vështira, mbrojtësit e Ukrainës gjejnë kohë për dashuri

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale thuhet se shihet një moment i mirë nga të gjitha ato momente të vështira që janë duke kaluar ukrainasit.

Siç edhe mund të shihet në pamje, bëhet fjalë për një ngjarje kur një ushtar ukrainas gjen një moment dhe i bën një propozim një vajze – gjithashtu me veshje ushtarake, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë pamjet tregojnë momentin befasues për vajzën, e cila “pa menduar dy herë” i përgjigjet me “Po”.

Dhe për të festuar këtë moment, përveç luleve dhe fishekzjarrëve, njëri nga ushtarët shtie edhe armën e tij në ajër. /Telegrafi/

Exit mobile version