Telegrafi

Edhe në Dojran do të diskutohet për referendum

Edhe në Dojran do të diskutohet për një nismë qytetare për ndalimin e xeherores në Kazandoll. Seanca e Këshillit komunal është caktuar për të premten për të diskutuar për një referendum, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një referendum për këtë xeherore do të mbahet më 11 qershor në Bogdanci, kurse edhe në Vallandovë janë mbledhur nënshkrimet e mjaftueshme për të kërkuar nga Këshilli komunal që të diskutojnë për një referendum edhe në Vallandovë.

Këto nisma vijnë pas suksesit të një referendumi të ngjashëm në Gjevgjeli kundër hapjes së një xeherore ari në malin Kozhuf./Telegrafi/