Site icon Telegrafi

Edhe në ditën e zgjedhjeve Kurti nuk i harron Astrit e Arbënor Deharin, vendos kurora lulesh tek varret e tyre (Video)

Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti pak para mbylljes së vendvotimeve, ka vizituar varrin e aktivistit të ndjerë, Astrit Deharit dhe vëllait të tij Arbënorit.

Kurti ka vënë kurora lulesh tek varri i të dy vëllezërve Dehari.

“Sot ishte përvjetori i tretë, që prej kur kemi humbur shokun dhe bashkëpunëtorin tonë, Arbënor Deharin.

Bashkë me aktivistët shkuam t’i takojmë prindërit e familjen e Arbënorit e Astritit, të cilët si gjithnjë i gjetëm të fortë e të mençur, një frymëzim për të gjithë ne!”, ka shkruar Kurti./Telegrafi/

Exit mobile version