Site icon Telegrafi

Edhe Mozzik e pranon se vuan nga ankthi

Mozzik (Foto: Instagram)

Si shumë nga të famshmit shqiptarë edhe reperi Mozzik e ka pranuar se vuan nga ankthi.

Ai së fundmi e adresoi këtë çështje përmes disa postimeve që ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Në po të njëjtat shkrime thuhet se ankthi nuk e ka lënë t’i shijojë gjërat aq sa duhet në këtë moshë.

Mozzik (Foto: Instagram)

“Është e trishtë sepse ankthi nuk më lë t’i shijoj gjërat aq sa duhet në këtë moshë. Le të themi se dhe ankthi im ka ankth”, thuhet në postimet e shpërndara nga 25 vjeçari.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Për shëndetin mendor tashmë kanë folur një pjesë e madhe e artistëve shqiptarë, të cilët kanë theksuar se duhet ta ndajnë me të tjerët dhe se ankthi është i pranishëm në thuajse çdo njeri.

Mozzik (Foto: Instagram)

Dafina është në mesin e yjeve që vazhdimisht na rikujton se duhet ta kemi prioritet shëndetin mendor.

Këtë e shprehu muaj më parë edhe në krijimtarinë muzikore të quajtur “Duro”. /Telegrafi/

Exit mobile version