Telegrafi

Edhe Mourinho flet për mosmarrëveshjen mes Martialit dhe Pogbas rreth penaltisë (Video)

Anthony Martial dhe Paul Pogba u kapën rreth ekzekutimit të penaltisë së dytë për Manchester Unitedin. 

Paraprakisht, goditjen e parë më të rëndë të dënimit në futboll e ekzekutoi Paul Pogba, i cili kërkoi që edhe të dytin ta realizoi ai.

Por, këtë nuk e lejoi Martial, i cili e morri përsipër ta kryej këtë dhe shënoi golin e dytë për Unitedin, transmeton Telegrafi.

Ky moment nuk e ka shqetësuar aspak trajnerin Jose Mourinho, i cili tha se ky vendim nuk paraqet aspak problem pasi që edhe Martial ekzekuton penalti.

Lexo po ashtu Pse gjuajti Pogba penalltinë para Rooneyt? Kjo është përgjigjja e francezit

“Ndoshta nuk ka dashur të përsëritet pasi një penalti u ekzekutuar minuta më parë ”

“Martial nxori penaltinë edhe ai është një ekzekutues i mirë i dënimeve. Ky vendim nuk paraqet problem për mua”, tha Mourinho.

Lexo po ashtu Tifozët dhe Sir Alex Ferguson duartrokasin golin e Van Persiet në Old Trafford (Video)

Kujtojmë se Djajtë e Kuq triumfuan me rezultat 4:1 kundër Fenerbahçes në kuadër të Ligës së Evropës. /Telegrafi/