Telegrafi

Edhe motra super seksi e Encës po i futet muzikës?! (Foto)

Këngëtarja Enca Haxhia e filloi shumë e re karrierën e saj në muzikë, gjersa mega suksesin e famës e arriti në vitin 2014 me super hitin e saj “A pot pëlqen”.

Ajo është shquar gjithmonë për paraqitjen e saj ekstravagante dhe provokuese në skenë, gjersa ky fakt ka ndikuar që ajo të ketë me mijëra ndjekës në rrjetet sociale.

E ky impakt mesa duket është përcjellë edhe tek motra e saj më e vogël Uindi, e cila gjithashtu numëron me mijëra ndjekës në Instagram, ndërsa shquhet për format trupore.

Duke qenë se Enca u bë mjaft e suksesshme në muzikë, duket se edhe Uindi po mendon t’i futet kësaj pune.

Kështu të paktën lë të kuptohet një fotografi që ajo ka publikuar në llogarinë e saj personale në Instagram, ku shfaqet në një studio muzikore pranë mikrofonit.

Se a do të debutojë edhe motra e Encës në muzikë, kjo mbetet të shihet, megjithatë vlen të përmendet që nuk janë të pakta motrat këngëtare të suksesshme në estradë, ku mund të përmendim: Nora dhe Era Istrefi, Adelina dhe Zanfina Ismaili, Greta dhe Eni Koçi etj. /Telegrafi/