Samantha Markle vazhdoi sulmet në drejtim të së motrës Meghan Markle, dukeshës së Sussex.
Ajo nuk është ndalur edhe gjatë ditëve të sotme duke thënë se Princi Harry ka gabuar në përzgjedhjen e partneres së jetës.
Duke e quajtur “Dukeshën e Nonsensit”, Samantha tha se ishte Meghan dhe jo babai i tyre Thomas që sillej keq me familjen.
Ajo më pas akuzoi Princin Harry që përkulet para gruas së re dhe e quajti atë një mashkull i dobët para një femre.
“Harry është një mashkull i dobët që e ka lejuar dukeshën që në mënyrë të pakuptimtë t’i keqtrajtojë të gjithë ata që kanë qenë afër saj, veçanërisht familjes së saj”.
‘Diana do të turpërohej. Do t’ia ndalonte të vishte ato rroba dhe sytjena Meghanit”, ka shkruar ndër të tjerash në Twitter, Samatha.
Theksojmë se edhe i vëllai i aktores hollivudiane, Thomas Jr. ka akuzuar bukuroshen dhe bashkëshorten Harryn.
I vetmi i afërm i të ftuarve që morën pjesë në martesë është nëna e saj Doria Ragland, e cila ka ruajtur një heshtje dinjitoze që kur çifti mbretëror filloi marrëdhënien e tyre. /Telegrafi/