Si një pjesë e madhe e artistëve shqiptarë edhe Morena Taraku duket se po shijon pushimet në Dubai.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka ndarë me fansat në llogarinë e saj personale, Instagram.
Në imazhin e ndarë, modelja dhe artistja e njohur shfaqet në formë të mrekullueshme në fustanin e shkurtër të zi.
Flokët e lëshuara anash dhe me lente më të theksuara, 28 vjeçarja tregon se po kalon një kohë të mirë në vendin tashmë të preferuar të yjeve shqiptare.
Fotografisë ka vendosur që të mos i vë ndonjë përshkrim, ndërsa reagimet në pjesën e komenteve ishin nga më të ndryshmet.
Ky ‘look’ unik i Morenës për vetëm pak minuta ka grumbulluar mbi pesë mijë pëlqime.
Për dallim nga këngëtarët e tjerë që ishin në Dubai për të shmangur masat e reja, Taraku ka kohë që është zhvendosur në Turqi. /Telegrafi/