Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, është përfshirë në frymën e ndeshjes së sotme të Kosovës.
Kosova sonte do të përballet me Republikën Çeke në një ndeshje vendimtare për kualifikimet në Euro 2020.
Figura të shumta publike kanë shprehur mbështetjen e tyre përmes rrjeteve sociale, teksa ka nga ata që po e ndjekin edhe nga afër këtë ndeshje.
Taraku ka publikuar në InstaStory një fotografi, ku shihen disa nga djemtë e Përfaqësueses me mbishkrimin “Kosova, krenare”.
Mesa duket, modelja është një tifoze e djemve të Përfaqësueses, duke shpresuar që ata të triumfojnë në natën e sotme. /Telegrafi/