Telegrafi

Edhe Mitrovica në balotazh, Idrizi e Bahtiri do të përballen sërish (Foto)

KQZ ka përfunduar procesimin e votave në Mitrovicën e Jugut.

Edhe kjo komunë do të jetë në mesin e 18 të tjerave që do të shkojnë në balotazh.

Valdete Idrizi nga PDK dhe Agim Bahtiri nga AKR, do të garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet më 19  nëntor.

Idrizi ka arritur të marrë 9 mijë e 013 vota apo 29,63%, kurse Bahtiri ka marrë 8 mijë e 222 vota apo 27,03%. /Telegrafi/