Sot (e shtunë) në orën 12:00 është mbajtur ecja simbolike kundër kancerit të gjirit, e organizuar me rastin e muajit rozë.
Shumë prej figurave të njohura publike iu bashkuan kampanjës për kancerin e gjirit, qoftë fizikisht apo përmes deklaratave në media online.
Të pranishme në këtë organizim kanë qenë edhe “Miss Kosova 2016” Camila Barraza dhe përcjellësja e parë e miss-it Bleranda Çitaku, gjithashtu organizatorja e spektaklit “Miss Kosova”, modelja e njohur Agnesa Vuthaj.
Ato kanë mbështetur fuqimisht këtë kampanjë, gjersa kanë organizuar edhe aktivitet të ndryshme në qendër të kryeqytetit.
E kontaktuar nga Telegrafi, modelja e njohur Agnesa Vuthaj ka treguar rreth pjesmarrjes së tyre në këto aktivitet:
“Unë bashk me ‘Miss Kosova 2016’ Camila Barraza dhe përcjellësen e parë Bleranda Çitakun kemi marrë pjesë në ecjen kundër kancerit të gjirit, gjithashtu kemi bërë shpërndarjen e disa bluzave për vetëdijësimin e gruas”.
Agnesa ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram, përmes së cilave ka shfaqur aktivitetet me të cilat janë marrë. /Telegrafi/